Sport

Kosova vazhdon kontratën me trajnerin Franco Foda edhe për dy vjet

"Me marrëveshjen e re, Foda do t'i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028", njofton FFK

Agim Sulaj  | 17.10.2025 - Përdıtësım : 17.10.2025
Kosova vazhdon kontratën me trajnerin Franco Foda edhe për dy vjet Burimi: Federata e Futbollit të Kosovës (FFK)

Prishtinë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet, transmeton Anadolu.

FFK-ja ka njoftuar se kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, më 6 tetor, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.

"Me marrëveshjen e re, Foda do t'i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028", njofton FFK-ja.

Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar më 17 shkurt të vitit 2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtaren e Kosovës në 17 ndeshje deri tani.

Nën drejtimin e trajnerit Foda, Kosova ka shënuar bilanc pozitiv me 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın