Sport, BALLKANI

Kosova përfundon përgatitjet për ndeshjen ndaj Turqisë

Kosova dhe Turqia do të përballen nesër në orën 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë

Hilmi Sever  | 30.03.2026 - Përdıtësım : 30.03.2026
Kosova përfundon përgatitjet për ndeshjen ndaj Turqisë Foto: Hakan Akgün/AA

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen që do ta luajë nesër në shtëpi kundër Turqisë në finalen e "play-off"-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026, raporton Anadolu.

Stërvitja e zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Franco Foda në stadiumin "Fadil Vokrri" ku do të luhet ndeshja, u hap për mediat në 15 minutat e para.

Stërvitja filloi me ushtrime nxehjeje dhe pasimi. Në pjesën e mbyllur për media, Kosova zhvilloi stërvitjen taktike për ndeshjen.

Kosova dhe Turqia do të përballen nesër në orën 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın