Sport

Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjet me Slloveninë dhe Zvicrën

Kosova më 15 nëntor në Lubjanë luan me Slloveninë, ndërsa më 18 nëntor e pret Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Agim Sulaj  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjet me Slloveninë dhe Zvicrën

Prishtinë

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar të premten listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin 2026, transmeton Anadolu.

Sipas listës së publikuar nga Foda, katër portierë do të jenë në gatishmëri për të mbrojtur portën e Kosovës: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar dhe Faton Maloku.

Në mbrojtje pritet të jetë kapiteni Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Jarizi, Dion Gallapeni dhe Leard Sadriu.

Lista e lojtarëve do të ftuar për mesfushë dhe sulm është më e gjatë. Për këto pozita janë ftuar Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Muharrem Jashari, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Kosova më 15 nëntor në Lubjanë luan me Slloveninë, ndërsa më 18 nëntor e pret Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy xhiro para fundit, Kosova është e dyta në Grupin B, kurse synimi është të përfundohen kualifikimet të paktën në këtë pozitë. Vendi i dytë siguron "play-off"-in, ndërsa vendi i parë biletën për Botëror.

Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë, ndërsa Kosova i ka shtatë. Sllovenia është e treta me tre pikë dhe Suedia e katërta me një pikë.

Dardanëve u mjafton një pikë ndaj Sllovenisë për ta siguruar "play-off"-in, por në rastin më të mirë mund edhe të kualifikohen direkt në Botërorin 2026.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın