Sport

Kosova me rekord historik, ngjitet në vendin e 80-të në renditjen botërore të FIFA-s

Federata e Futbollit të Kosovës e konsideroi këtë ngjitje si reflektim të punës së palodhshme, përkushtimit dhe besimit të ekipit dhe stafit teknik

Agim Sulaj  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 20.11.2025
Kosova me rekord historik, ngjitet në vendin e 80-të në renditjen botërore të FIFA-s

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar, duke u renditur në vendin e 80-të në listën botërore të FIFA-s, transmeton Anadolu.

Ky është pozicioni më i lartë i kombëtares kosovare që nga pranimi në FIFA në maj të vitit 2016.

Ky progres vjen pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ku Kosova dëshmoi rritje të qartë në lojë dhe rezultate.

Federata e Futbollit të Kosovës e konsideroi këtë ngjitje si reflektim të punës së palodhshme, përkushtimit dhe besimit të ekipit dhe stafit teknik.

Kosova tashmë do të jetë në fazën “play-off” ku gjatë kësaj jave do të mësojë kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në muajin mars të vitit të ardhshëm dhe për të cilat ndeshje ekipi kosovar ka shprehur ambicie dhe pritshmëri të larta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın