Kosova e humbë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024
Bjellorusia kaloi në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 43-të me golin e Dmitry Antilevskyt për 0 me 1, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja

Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka humbur me rezultat 0 me 1 ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian EURO 2024 ndaj kombëtares së Bjellorusisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Anadolu.
Bjellorusia kaloi në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 43-të me golin e Dmitry Antilevskyt për 0 me 1, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Kosova u përpoq të shënonte golin e barazimit sidomos në fundin e pjesës së dytë, por nuk arriti të konkretizonte me gol ndonjë rast.
Kosova me këtë ndeshje e përfundoi raundin e ndeshjeve për kualifikimet në EURO 2024 në pozitën e parafundit apo në vendin e 5-të të Grupit I me gjithsej 11 pikë të grumbulluara.
Bjellorusia me fitore doli në vendin e katërt me 12 pikë.
Rumania ka fituar grupin me 22 pikë, ndërsa Zvicra është kualifikuar si e dyta me 17 pikë.
Po ashtu, në këtë grup Izraeli është renditur i treti me 15 pikë, ndërsa Andorra e përfundoi kampanjën kualifikuese me vetëm dy pikë si e fundit në tabelë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.