Sport

Kosova dhe Zvicra ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Kosovës i duhen edhe dy fitore në fazën e “play off”-it për kualifikim në Botërorin 2026

Agim Sulaj  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 19.11.2025
Kosova dhe Zvicra ndajnë pikët në “Fadil Vokrri” Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar me kombëtaren e Zvicrës me rezultat 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Botërorin 2026, raporton Anadolu.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, me disa raste që nuk u konkretizuan nga dy ekipet.

Golin e parë e shënuan mysafirët. Ruben Vargas shënoi në minutën e 47-të për rezultat 0:1 për Zvicrën.

Kosova u shfaq me lojë më ofensive sidomos në pjesën e dytë dhe në minutën e 74-të ajo barazoi rezultatin 1:1. Golin e shënoi Florent Muslija me një goditje direkte në portë.

Kosova tani do të jetë në fazën e “play off”-it, e cila zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm. Asaj i duhen dy fitore në këtë fazë për kualifikim në Botërorin 2026. Shorti për ndeshjet e kësaj faze pritet të tërhiqet këtë javë, më 20 nëntor.

Kosova përfundoi në pozitën e dytë të Grupit B fazën e kualifikimeve, me 11 pikë. Zvicra arriti të kualifikohet në Botërorin 2026 si e para e grupit me 14 pikë të grumbulluara. Në vendin e tretë u rendit Sllovenia me 4 pikë dhe Suedia me 2 pikë u rendit e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın