Kosovë, për herë të parë do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos Open Prishtina
Ngjarja më e madhe sportive në vend do të mbledhë sportistë nga 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë elitarë të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 300 mijë eurove në total, në të gjitha kategoritë

Prishtinë
Për herë të parë në histori, në Kosovë do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos "European Judo Championships Open Prishtina 2023" më 16 dhjetor 2023, transmeton Anadolu.
Federata e Xhudos e Kosovës njofton se ngjarja më e madhe sportive në vend do të mbledhë sportistë nga 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë elitarë të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 300 mijë eurove në total, në të gjitha kategoritë.
"Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes - Rei - në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë - mikpritjen - dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e 3 medaljeve të arta olimpike", njofton federata.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open", organizohet në kuadër të programit shtetëror, "Kosova, shtet i xhudos" nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.