Konyaspor vazhdon kontratën me futbollistin e ri nga Shkupi, Erdon Daci
Daci tha se zyrtarët e klubit, trajneri Aykut Kocaman dhe shokët e ekipit i besojnë shumë, gjë e cila ka rritur përgjegjësinë e tij
Konya
Klubi i Superligës Turke, Konyaspor, ka vazhduar kontratën për tre vite të tjera me futbollistin e ri nga Shkupi, Erdon Daci, raporton Anadolu Agency (AA).
Për futbollisti 21-vjeçar është organizuar një ceremoni e nënshkrimit të kontratës në stadiumin e Bashkisë Metropolitane të Konyas. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe menaxheri i klubit, Seçkin Özdil, ku me Dacin është nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Në fjalimin e tij në ceremoni, Daci tha se zyrtarët e klubit, trajneri Aykut Kocaman dhe shokët e ekipit i besojnë shumë, gjë e cila ka rritur përgjegjësinë e tij.
"Shpirtërisht besoj se ky sezon do të jetë efektiv dhe i suksesshëm edhe për mua edhe për klubin tim. Me padurim pres që të filloj sezona", tha Daci, duke treguar se kanë kaluar një periudhë të mirë në kampin që e kanë mbajtur në Bolu.
Erdon Daci i lindur në vitin 1998 luan në pozitën e sulmuesit ndërsa ishte pjesë e akademisë së Vardarit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
