Sport

Konyaspor transferoi futbollistin shqiptar Endri Çekiçi

Në njoftimin e bërë nga klubi bardhë e gjelbër, konfirmohet se me Endri Çekiçin i cili mund të luaj si qendër mesfushor dhe anësor i majtë është nënshkruar marrëveshje 2+1 vjeçare

Abdullah Doğan  | 30.07.2021 - Përdıtësım : 30.07.2021
Konyaspor transferoi futbollistin shqiptar Endri Çekiçi

Konya

Klubi i Super Ligës Turke, Ittifak Holding Konyaspor, ka transferuar futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Endri Çekiçi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e një ekipi tjetër turk, MKE Ankaragücü, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga klubi bardhë e gjelbër, konfirmohet se me Endri Çekiçin i cili mund të luaj si qendër mesfushor dhe anësor i majtë është nënshkruar marrëveshje 2+1 vjeçare.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së mbajtur në stadiumin MEDAŞ Konya Büyükşehir, përveç futbollistit 24-vjeçar ka marrë pjesë edhe anëtari i bordit drejtues të klubit, Ali Camgöz.

Çekiçi do të veshë fanellën numër 23 në Konyaspor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.