Kombëtarja U18 e Turqisë në Volejboll për Femra bëhet kampione në EYOF 2025
Numri i medaljeve të fituara nga atletët turq në EYOF 2025 është ngritur në gjithsej 26, gjegjësisht 10 të arta, 7 të argjendta dhe 9 të bronzta, duke i vendosur ato në rendin e 4 me më së shumti medalje të fituara

Shkup
Në ndeshjen finale në Festivalin e 18-të Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF 2025), Kombëtarja U18 e Turqisë në Volejboll për Femra fitoi medaljen e artë duke mposhtur Italinë 3-1 në finale, raporton Anadolu.
Finalja është luajtur në Sallën Sportive Boris Trajkovski në Shkup.
Ekipi turk ka mposhtur Italinë 3-1 në sete, 25-15, 19-25, 25-17 dhe 26-24.
Me këtë fitore volejbollistet turq kanë fituar medaljen e artë.
Numri i medaljeve të fituara nga atletët turq në EYOF 2025 është ngritur në gjithsej 26, gjegjësisht 10 të arta, 7 të argjendta dhe 9 të bronzta, duke i vendosur ato në rendin e 4 me më së shumti medalje të fituara.
EYOF 2025 përfundon sonte.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.