Sport

Kombëtarja turke e futbollit për femra do të presë nesër Shqipërinë në një ndeshje miqësore

Kombëtarja turke e futbollit për femra, që do të garojë në Ligën B të Kualifikueseve Evropiane për Kupën e Botës FIFA 2027, do të presë nesër Shqipërinë në një ndeshje miqësore

Ceren Aydınonat  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Kombëtarja turke e futbollit për femra do të presë nesër Shqipërinë në një ndeshje miqësore

Istanbul

Kombëtarja turke e futbollit për femra, që do të garojë në Ligën B të Kualifikueseve Evropiane për Kupën e Botës FIFA 2027, do të presë nesër Shqipërinë në një ndeshje miqësore, raporton Anadolu.

Ndeshja do të luhet në stadiumin "Necmi Kadioglu" në Esenyurt të Stambollit në orën 15:00.

Ekipi kombëtar turk do të luajë një tjetër miqësore kundër kombëtares së futbollit për femra U23 të shtunën, më 29 nëntor, me një skuadër të përbërë nga lojtare që nuk luajtën në ndeshjen kundër Shqipërisë. Në ndeshjen, e cila do të fillojë në orën 16:00 do të monitorohet gjendja e lojtareve të reja me potencial për të avancuar në ekipin A.

Turqia, aktualisht në Grupin 2 të Ligës B të Kualifikueseve Evropiane për Kupën e Botës FIFA 2027 për Femra, do të përballet me Zvicrën, Irlandën e Veriut dhe Maltën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.