Sport

Kombëtarja e Turqisë sot në Shqipëri për eliminatoret e EURO 2020

Ndeshja mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër

Emrah Oktay  | 20.03.2019 - Përdıtësım : 21.03.2019
Kombëtarja e Turqisë sot në Shqipëri për eliminatoret e EURO 2020

Stamboll

Kombëtarja e Turqisë në futboll, sot do të udhëtoj për në Shqipëri për ndeshjen e fazës eliminatore të EURO 2020 në grupin H kundër Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Ekipi nën drejtimin e trajnerit Şenol Güneş, që nga fillimi i javës është duke zhvilluar përgatitjet në Stamboll për ndeshjen me Shqipërinë.

Kombëtarja turke nesër me avion privat nga aeroporti Sabiha Gökçen në Stamboll do të vijë në Tiranë. Më pas do të kalojnë në Shkodër, ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Trajneri turk Güneş një ditë para ndeshjes, më 21 mars në stadiumin Loro Boriçi do të organizojë konferencë për shtyp në ora 18.30. Menjëherë pas kësaj kombëtarja e Turqisë në futboll përgatitjen e fundit para ndeshjes do ta bëjë në stadiumin "Loro Boriçi" .

Ndeshja mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet më 22 mars të premten në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër në ora 20.45.

- Lista e futbollistëve të Turqisë

Portier: Mert Günok (Medipol Başakşehir), Muhammed Şengezer (Bursaspor), Uğurcan Çakır (Trabzonspor), Sinan Bolat (Royal Antwerp).

Mbrojtje: Gökhan Gönül (Beşiktaş), Mehmet Zeki Çelik (Lille), Çağlar Söyüncü (Leicester City), Kaan Ayhan (Fortuna Düsseldorf), Merih Demiral (Sassuolo), Ozan Kabak (Stuttgart), Hasan Ali Kaldırım (Fenerbahçe), Emre Taşdemir (Galatasaray).

Mesfushor: Deniz Türüç (İstikbal Mobilya Kayserispor), Efecan Karaca (Aytemiz Alanyaspor), Yusuf Yazıcı (Trabzonspor), Dorukhan Toköz, Oğuzhan Özyakup, Güven Yalçın (Beşiktaş), Emre Belözoğlu, İrfan Can Kahveci, Mahmut Tekdemir (Medipol Başakşehir), Okay Yokuşlu (Celta Vigo), Yunus Mallı (Wolfsburg), Emre Kılınç (Demir Grup Sivasspor), Hakan Çalhanoğlu (Milan).

Sulmues: Burak Yılmaz (Beşiktaş), Cenk Tosun (Everton).

Për fazën eliminatore të EURO 2020 Shqipëria dhe Turqia do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın