Sport

Kombëtarja turke e futbollit arrin në Shkup për ndeshjen me Maqedoninë

Kombëtarja turke para hotelit ku u vendosën u prit nga ambasadorja e Turqise në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, si dhe nga dhjetëra simpatizantë

Besar Ademi  | 04.06.2017 - Përdıtësım : 05.06.2017
Kombëtarja turke e futbollit arrin në Shkup për ndeshjen me Maqedoninë Foto: AA/Besar Ademi

Shkup

SHKUP (AA) – Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur në aeroportin e Shkupit "Aleskandri i Madh", ndërsa në mbrëmje në stadiumin e qytetit “Filipi i dytë” kombëtarja turke do t’i zhvillojë stërvitjet para ndeshjes së nesërme miqësore kundër kombëtares së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kombëtarja turke u prit nga ambasadorja e Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, ndërsa para hotelit ku u vendosën ata u pritën edhe nga dhjetëra simpatizantë.

Stërvitjet e skuadrës në stadiumin “Filipi i dytë” janë paraparë për në ora 18:30, ndërsa ndeshja miqësore Maqedoni-Turqi do të zhvillohet nesër në ora 19:45 në stadiumin e qytetit të Shkupit.

Ndeshja e nesërme për Maqedoninë do të jetë ndeshje përgatitore përpara ndeshjes kualifikuese në Kampionatit Botëror kundër Spanjës më 11 qershor. Ndërkohë, edhe për Turqinë është mundësi për përgatitje për ndeshjen e saj kundër Kosovës, e cila do të luhet në Shkodër më 11 qershor.

Ndryshe, deri më tani Maqedonia dhe Turqia kanë luajtur shtatë herë, prej të cilave Turqia ka arritur t’i fitojë pesë ndeshje, një barazim dhe një humbje. Fitorja e vetme e Maqedonisë kundër Turqisë është ndeshja miqësore në vitin 2006 me rezultat minimal 1 me 0.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın