Sport

Kombëtarja e Turqisë përfundon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kosovës

Futbollisti Merih Demiral u stërvit i ndarë nga skuadra

Metin Arslancan  | 30.03.2026 - Përdıtësım : 30.03.2026
Kombëtarja e Turqisë përfundon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kosovës

Stamboll

Kombëtarja e Turqisë në futboll, e cila nesër do të jetë mysafire e Kosovës në finalen e "play-off"-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026, ka përfunduar përgatitjet, raporton Anadolu.

Stërvitja e zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Montella në Kompleksin e federatës turke të Kampeve dhe Trajnimit të Kombëtares "Hasan Dogan" në Riva të Stambollit, ishte e hapur për mediat në 15 minutat e para.

Stërvitja nën reshje të dendura shiu vazhdoi me ushtrime pasimi pas nxehjes. Mësohet se në pjesën e mbyllur për media të stërvitjes është punuar në taktikën për ndeshjen ndaj Kosovës.

Futbollisti Merih Demiral u stërvit i ndarë nga skuadra.

Stërvitjen e kombëtares turke e ndoqën edhe kreu i federatës turke Ibrahim Haciosmanoglu dhe sekretari i përgjithshëm Abdullah Ayaz.

Delegacioni i kombëtares turke do të niset në orën 16:30 me kohën lokale nga Aeroporti i Stambollit drejt Prishtinës me një avion të Turkish Airlines.

Kombëtarja turke do të zhvillojë një shëtitje të shkurtër në orën 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri", ku do të luhet ndeshja. Trajneri Vincenzo Montella dhe kapiteni i ekipit Hakan Calhanoglu do t'u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve pas kësaj shëtitjeje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın