Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ndal Belgjikën, merr një pikë të vlefshme në kualifikimet për Botërorin
Belgjika dominoi ndeshjen e zhvilluar në "Planet Group Arena" në Gent, por nuk arriti të gjejë golin përballë mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe portierit Stole Dimitrievski.

Shkup
Maqedonia e Veriut arriti një barazim të rëndësishëm 0-0 ndaj Belgjikës në transfertë, duke marrë një pikë të vlefshme në Grupin J të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, transmeton Anadolu.
Belgjika dominoi ndeshjen e zhvilluar në "Planet Group Arena" në Gent, por nuk arriti të gjejë golin përballë mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe portierit Stole Dimitrievski.
Në pjesën e dytë, belgët shtuan presionin, por Dimitrievski bëri disa pritje vendimtare ndaj Doku, De Bruyne dhe Openda.
Me këtë barazim, Belgjika mbetet në vendin e dytë të grupit me 11 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut qëndron në krye të tabelës me 12 pikë, duke forcuar shpresat për kualifikim në Botërorin e ardhshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.