Kombëtarja e Bullgarisë në futboll shkarkon trajnerin Mladen Krstajiç
Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Bullgarisë njëzëri shkarkoi Mladen Krstajiçin për shkak të rezultateve dhe lojërave të dobëta në ndeshjet kualifikuese për EURO 2024

Sofje
Mladen Krstajiç është shkarkuar nga pozita e trajnerit të kombëtares bullgare të futbollit, raporton Anadolu.
Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Bullgarisë njëzëri shkarkoi Mladen Krstajiçin për shkak të rezultateve dhe lojërave të dobëta në ndeshjet kualifikuese për EURO 2024.
“Jemi të zhgënjyer dhe për këtë arsye u shkarkua. Jemi duke negociuar me disa trajnerë dhe shpresoj se deri më 1 nëntor do të emërojmë një trajner të ri”, tha Georgi Ivanov, drejtor teknik i federatës bullgare.
Krstajiç ishte trajner i Bullgarisë nga 21 korriku i vitit të kaluar. Në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian Gjermani 2024 e cila zhvillohet në gjashtë raunde, nën drejtimin e tij, bullgarët fituan vetëm dy pikë në grupin “G” dhe janë të fundit në tabelë.
Ai drejtoi përfaqësuesen bullgare në 12 ndeshje, duke arritur tri fitore, po aq barazime, ndërsa ka shënuar gjashtë humbje, me golaverazh negativ 11:14.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.