Klubi saudit Al Shabab angazhon legjendën çeke Pavel Nedved si drejtor sportiv
Më 27 dhjetor, Al Shabab emëroi trajnerin Fatih Terim të Türkiyes si trajner kryesor ndërsa tani klubi ka angazhuar Pavel Nedvedin, i cili fitoi çmimin "Topi i Artë" në vitin 2003

Ankara
Klubi saudit i futbollit Al Shabab angazhoi si drejtor të ri sportiv ish-yllin e Republikës Çeke dhe Juventusit, Pavel Nedved, transmeton Anadolu.
"Legjenda çeke Pavel Nedved emërohet drejtor sportiv në Al Shabab", tha klubi në X, duke mirëpritur 52-vjeçarin.
Duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të gjeneratës së tij, Nedved u largua nga Sparta Pragë në vitin 1996 për të luajtur për klubet italiane Lazio dhe Juventus.
Ai ishte një mesfushor i Juventusit nga 2001-2009, vit kur u "pensionua" nga futbolli aktiv.
Ish-ylli i Republikës Çeke kishte 327 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe 81 asistime për Juventusin, ku ai fitoi dy tituj radhazi në Serisë A, në 2002 dhe 2003.
Para kësaj, Nedved ndihmoi Lazion të fitonte titullin e ligës italiane në vitin 2000.
Si individ, Nedved fitoi çmimin "Topi i Artë" në vitin 2003.
Pasi la futbollin aktiv, Nedved iu bashkua Bordit të Drejtorëve të Juventusit në vitin 2010 dhe më pas u bë nënkryetar i klubit nga 2015-2022.
Më 27 dhjetor, Al Shabab emëroi trajnerin Fatih Terim të Türkiyes si trajner kryesor. Një nga trajnerët e famshëm të futbollit në Evropë, Terim udhëhoqi klubin Galatasaray për të fituar trofeun e nivelit të dytë të Evropës, Kupën UEFA, në vitin 2000, pasi mundi gjigantin anglez Arsenal në penallti.
Ai konsiderohet si një nga trajnerët më të respektuar në historinë e futbollit turk, duke fituar tetë tituj të Superligës me Galatasaray-in.