Sport

"Katar 2022": Sot zhvillohen katër ndeshje, veçohet përballja Spanjë-Gjermani

Në ditën e tetë të Kupës së Botës në Katar do të zhvillohen katër ndeshje, Japoni-Kosta Rikë, Belgjikë-Marok, Kroaci-Kanada dhe Spanjë-Gjermani

Kemal Zorlak  | 27.11.2022 - Përdıtësım : 28.11.2022
"Katar 2022": Sot zhvillohen katër ndeshje, veçohet përballja Spanjë-Gjermani

Doha

Në ditën e tetë të Kampionatit Botëror të Futbollit "Katar 2022", janë planifikuar katër ndeshje të xhiros së dytë në grupet "E" dhe "F", raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e parë të sotme që luhet në Grupin "E", Japonia do të përballet me kombëtaren e Kosta Rikës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Ahmad bin Ali" me fillim në orën 11:00.

Në orën 14:00 në stadiumin "Al Thumama" është caktuar ndeshja e grupit "F" mes kombëtareve të Belgjikës dhe Marokut.

Në një tjetër takim të Grupit "F" takohen kombëtaret e Kroacisë dhe Kanadasë. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Khalifa" me fillim në orën 17:00.

Në ndeshjen e sotme të fundit, sërish nga grupi "E", futbolldashësit mund të presin sfidën mes Spanjës dhe Gjermanisë. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Al Bayt" me fillim në orën 20:00.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın