Sport

"Jemi gati për të dhënë maksimumin për Kombëtaren"

Për të folur për dy ndeshjet eliminatore të kampionatin të futbollit "Euro 2020" kundër Turqisë dhe Moldavisë, mbajtën një konferencë për mediat, lojtarët Frederic Veseli dhe Lorenc Trashi

Fatjon Cuka  | 09.10.2019 - Përdıtësım : 10.10.2019
"Jemi gati për të dhënë maksimumin për Kombëtaren"

Durrës

Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll vazhdon grumbullimin dhe përgatitjet e fundit në prag të ndeshjeve eliminatore për kampionatin e futbollit "Euro 2020" kundër Turqisë dhe Moldavisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për të folur për dy ndeshjet kualifikuese, në Durrës mbajtën një konferencë për mediat, lojtarët Frederic Veseli dhe Lorenc Trashi.

Veseli vlerëson se për të dy ndeshjet të gjithë futbollistët janë gati sipas tij për të dhënë maksimumin për Kombëtaren dhe shtoi se "Të gjithë jemi gati dhe shumë të motivuar për ndeshjet. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Besoj kemi një miks të lojtarëve të ri dhe me më shumë eksperiencë."

"Besoj e shpresoj të mundim Turqinë si në miqësoren në Antalya. Nuk duhet të kemi presion, por të bëjmë lojën tonë pasi kemi mundësi të fitojmë. Sigurisht që do të na ndihmojnë pasi kanë ardhur lojtarë me shumë kualitet dhe i kemi parë në stërvitje dhe kur kanë luajtur", tha Veseli.

Trashi tha se "Unë jap maksimumin në ekipin tim, por i takon trajnerit të vendosë. E ndiej veten shumë mirë, ndaj trajneri më thirri."

Duke folur për ndeshjen me Turqinë ai tha se "Normalisht është një ndeshje e fortë, duke parë Turqinë që po kalon një moment shumë mirë dhe do luajnë pranë tifozëve të vet. Është një ndeshje që duhet të jemi shumë të përqëndurar dhe të japim maksimunin tonë të arrijmë objektivin që ne kemi. Objektivi është që të fitojmë sepse vetëm fitorja mund të na japë një shpresë për të menduar akoma më lart dhe shpreosj t’ia lëmë fushës."

Ndeshja Turqi-Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin Şükrü Saracoğlu në Stamboll, me fillim në ora 20.45. Arbitri nga Federata Rumune e Futbollit, Ovidiu Alin Hategan, do të drejtojë ndeshjen.

Lojtarët e grumbullur për të dy ndeshjet janë: Ertrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha, Gentian Selmani, Berat Djimsiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Enea Mihaj, Kastriot Dermaku, Lindon Selahi, Amir Abrashi, Keidi Bare, Ledian Memushaj, Klaus Gjasula, Kristi Qose, Ylber Ramadani, Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Odise Roshi, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Hysen Memolla.

Për fazën eliminatore të "Euro 2020" Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın