Bota, Sport

Japoni, mundësi më i mirë Hakuho lë sumo-n

"Yokozuna" Hakuho, 36-vjeç, me prejardhje mongole, ka 45 kampionate Grand Sumo me 1.187 fitore në karrierë dhe 1.093 fitore në ndeshjet profesionale

Ahmet Furkan Mercan  | 27.09.2021 - Përdıtësım : 28.09.2021
Japoni, mundësi më i mirë Hakuho lë sumo-n

Tokio

Fituesi i titullit "Yokozuna" të Sumos japoneze, kampioni i madh Hakuho Shoo thuhet se po i jep fund karrierës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të agjencisë Kyodo, Hakuho, i njohur si kampioni më i madh në vend, po heq dorë nga sumo pasi pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë.

"Yokozuna" Hakuho, 36-vjeç, me prejardhje mongole, ka 45 kampionate Grand Sumo me 1.187 fitore në karrierë dhe 1.093 fitore në ndeshjet profesionale.

Gjithashtu thuhet se Hakuho i cili është 1.92 metra i gjatë dhe 155 kilogramë vendosi ta lë sumo-n. Pas dëmtimit në gjurin e tij të djathtë ai nuk ka luajtur rregullisht në vitet e fundit.

Vitin e kaluar Hakuho u prek nga koronavirusi (COVID-19).


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın