Sport

Japoni, afro 60 për qind e qytetarëve mendojnë se Olimpiada duhet të anulohet për shkak të COVID-19

Një anketë e zhvilluar zbuloi se 59.7 për qind e qytetarëve mendojnë se Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios duhet të anulohen për shkak të pandemisë së COVID-19

Ahmet Furkan Mercan  | 17.05.2021 - Përdıtësım : 20.05.2021
Japoni, afro 60 për qind e qytetarëve mendojnë se Olimpiada duhet të anulohet për shkak të COVID-19 Foto: Ahmet Furkan Mercan / AA

Tokio

Një anketë e zhvilluar në Japoni zbuloi se 59.7 për qind e qytetarëve mendojnë se Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios duhet të anulohen për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Anketa e realizuar nga agjencia e lajmeve Kyodo nëpërmjet telefonit prej të cilëve 715 numra fiks dhe mbi 1.250 celularë ka rritur dyshimin mbi organizimin e Olimpiadës nën kushtet e pandemisë 10 javë para nisjes.

Sipas kësaj 59.7 për qind të pjesëmarrësve deklaruan se Olimpiadat e Tokios duhet të anulohen për shkak të rasteve me COVID-19 që kanë një prirje të rritjes në vend.

Lidhur me pyetjen nëse Olimpiada duhet të organizohet me spektatorë të vendit, 25.2 për qind u përgjigjën pa spektatorë ndërsa 12.6 me spektatorë.

Sipas anketës, 87.7 për qind e të anketuarve mendojnë se sportistët dhe anëtarët e ekipeve kombëtare që do të hyjnë në vend mund të shpërndajnë virusin në Japoni, pavarësisht vendimit të Komitetit Organizativ se nuk do të pranohen spektatorë nga jashtë vendi.

Olimpiadat ishin planifikuar të mbahen mes 24 korrik-9 gusht 2020 ndërsa u shtynë për 23 korrik-8 gusht 2021 për shkak të pandemisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın