Sport

Itali, tifozët e Napolit bëhen gati për të festuar titullin e kampionit

Ekipi i Napolit do të bëjë xhiro me trofeun e kampionit me një autobus të hapur pasdite dhe do të takohet me tifozët e tyre

Dzihat Aliju  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
Itali, tifozët e Napolit bëhen gati për të festuar titullin e kampionit

Shkup

Tifozët e Napolit, i cili fitoi titullin e kampionit të futbollit në Serie A në Itali, pas një ndërprerjeje dyvjeçare, filluan të mbushin qendrën e qytetit për xhiron e fitores të ekipit të tyre, raporton Anadolu.

Ekipi i Napolit do të bëjë xhiro me trofeun e kampionit me një autobus të hapur pasdite dhe do të takohet me tifozët e tyre.

Duke mposhtur Cagliarin 2-0 në javën e 38-të dhe të fundit të ligës, Napoli u bë kampioni i sezonit 2024-2025.

Napoli, i cili e mbylli sezonin në krye të tabelës duke grumbulluar 82 pikë, e çoi trofeun e Serie A në muze për herë të katërt.

Interi, i cili i mbante shpresat për titullin e kampionit deri në javën e fundit, e mbylli sezonin në vendin e dytë, një pikë pas Napolit, pavarësisht se shënoi fitore ndaj Comos me rezultatin 2-0.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın