Sport

Inigo Martinez, lojtar i ri i Barcelonës

Ardhja e tij në Barcelonë pritet të plotësojë boshllëkun në vijën e mbrojtjes pas largimit të mbrojtësve Gerard Pique dhe Jordi Alba

Şenhan Bolelli  | 05.07.2023 - Përdıtësım : 07.07.2023
Inigo Martinez, lojtar i ri i Barcelonës

Madrid

Mbrojtësi me përvojë, Inigo Martinez u largua nga Athletic Bilbao dhe kaloi tek Barcelona, raporton Anadolu.

Kryesia e klubit katalonjas ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me 32-vjeçarin Martinez.

Martinez vjen te Barcelona si lojtar i lirë, ndërsa dëmshpërblimi për një largim të mundshëm nga "Nou Camp" do të arrijë në 400 milionë euro.

Ardhja e tij në Barcelonë pritet të plotësojë boshllëkun në vijën e mbrojtjes pas largimit të mbrojtësve Gerard Pique dhe Jordi Alba.

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona është paksa e zhgënjyer pasi nuk arriti të sjellin futbollistin e ri turk Arda Guler, i cili nga Fenerbahçe kaloi tek Real Madridi. Barcelona thuhet se është afër nënshkrimit me sulmuesin 18-vjeçar brazilian Victor Roque nga Athletico Paranense.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın