Sport

Inaugurohet stadiumi i ri, Shqipëria humb sfidën me Francën

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e ri në Tiranë "Air Albania Stadium" ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të Kombëtares së Francës

Fatjon Cuka  | 18.11.2019 - Përdıtësım : 19.11.2019
Inaugurohet stadiumi i ri, Shqipëria humb sfidën me Francën ( Olsi Shehu - Anaolu Agency )

Tiranë

Shqipëria ka humbur ndeshjen me Francën, e fundit për kombëtaren kuqezi në fazën eliminatore për Kampionatin Evropian "Euro 2020", raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e ri në Tiranë "Air Albania Stadium" ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të Kombëtares së Francës.

Golat për ekipin francez u shënuan nga Corentin Tolisso në minutën e 9-të dhe Antoine Griezmann në minutën e 30-të, ndërsa nuk munguan rastet për gol nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë.

Ndërkohë, mijëra tifozë kuqezi mbështetën Kombëtaren e Shqipërisë brenda stadiumit, por edhe jashtë tij.

Shqipëria ishte pjesë e Grupit H në kuadër të këtyre eliminatoreve së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Inaugurohet stadiumi i ri në Tiranë

Stadiumi i ri kombëtar në Tiranë do të mbajë emrin "Air Albania" të kompanisë shqiptare të fluturimeve.

Kujtojmë se kompania kombëtare e fluturimeve e Shqipërisë, Air Albania, është krijuar në partneritet me Turkish Airlines.

Para ndeshjes u zhvillua ceremonia zyrtare e inaugurimit të stadiumit të ri, me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın