Holanda, ndalesa e radhës në Formula 1
Gara do të zhvillohet me 72 xhiro në pistën me një gjatësi prej 4.2 kilometrash në qytetin Zandvoort të Holandës.

Stamboll
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 15-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Holandës, raporton Anadolu.
Gara do të zhvillohet me 72 xhiro në pistën me një gjatësi prej 4.2 kilometrash në qytetin Zandvoort të Holandës. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 31 gusht në orën 15:00.
Deri më tani në sezon, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 6 fitore ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 2 dhe piloti i Mercedesit, George Russell një fitore.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:
- Pilotët:
1. Oscar Piastri (Australi): 284
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 275
3. Max Verstappen (Holandë): 187
4. George Russell (Britani e Madhe): 172
5. Charles Leclerc (Monako): 151
- Ekipet:
1. McLaren: 559
2. Ferrari: 260
3. Mercedes: 236
4. Red Bull Racing: 194
5. Williams: 70