Sport

Hoeness: Bayern Munich, Real Madrid dhe Liverpool dëshirojnë Xabi Alonso-n në krye të ekipit

"Alonso ka dëshmuar se mund të drejtojë një ekip të madh. Klube të tilla si Bayern Munich, Real Madrid dhe Liverpool janë duke punuar në këtë drejtim", tha Kryetari i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness

Abdulkadir Karakaya  | 21.03.2024 - Përdıtësım : 22.03.2024
Hoeness: Bayern Munich, Real Madrid dhe Liverpool dëshirojnë Xabi Alonso-n në krye të ekipit

Istanbul

Kryetari i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, tha se klubi i tyre, si dhe klubet Real Madrid dhe Liverpool, po përpiqen të emërojnë Xabi Alonson si trajner, transmeton Anadolu.

"Alonso ka dëshmuar se mund të drejtojë një ekip të madh. Klube të tilla si Bayern Munich, Real Madrid dhe Liverpool janë duke punuar në këtë drejtim", tha Hoeness duke folur për mediat gjermane.

Xabi Alonso arriti një performancë të suksesshme në krye të Bayer Leverkusen këtë sezon. Ai ka një kontratë me klubin deri në vitin 2026.

Bayer Leverkusen, i cili është në krye të Bundesligës me 10 pikë përpara Bayern Munich, ka arritur edhe në çerekfinale të UEFA Ligës së Evropës.

Thomas Tuchel në Bayern Munich dhe Jurgen Klopp në Liverpool do të largohen nga pozicionet e tyre në fund të sezonit.

Kurse Real Madrid kishte zgjatur kontratën e Carlo Ancelotti deri në vitin 2026.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.