Hidhet shorti i raundit "play-off" në UEFA Ligën e Kampionëve
Shorti për raundin "play-off" të 1/8-ës në kompeticionin numër një të futbollit evropian në nivel klubesh u hodh në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës
Londër
Janë përcaktuar përballjet e raundit "play-off" të 1/8-ës në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu.
Shorti për raundin "play-off" të 1/8-ës në kompeticionin numër një të futbollit evropian në nivel klubesh u hodh në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Përfaqësuesi i vetëm turk në turne, Galatasaray, do të luajë kundër ekipit italian Juventusit. Ekipi "verdhekuq" do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndërsa ndeshjen e kthimit në transfertë.
Nëse Galatasaray eliminon Juventusin në këtë raund, në fazën e 1/8-ës do të përballet me ekipin anglez Tottenham ose Liverpool.
Ndeshjet e raundit "play-off" të 1/8-ës do të luhen më 17-18 dhe 24-25 shkurt. Fituesi i Ligës së Kampionëve do të caktohet me ndeshjen finale që do të zhvillohet të shtunën, më 30 maj, në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Përballjet në raundin "play-off" të 1/8-ës janë si më poshtë:
Galatasaray (Turqi) - Juventus (Itali)
Monaco (Francë) - Paris Saint-Germain (Francë)
Benfica (Portugali) - Real Madrid (Spanjë)
Qarabag (Azerbajxhan) - Newcastle United (Angli)
Bodo/Glimt (Norvegji) - Inter (Itali)
Borussia Dortmund (Gjermani) - Atalanta (Itali)
Club Brugge (Belgjikë) - Atletico Madrid (Spanjë)
Olympiakos (Greqi) - Bayer Leverkusen (Gjermani)
