Sport

Güneş: Lojtarët janë të përgatitur për ndeshjen me Shqipërinë

Trajneri turk gjatë konferencës me futbollistin Emre Belözoğlu, u shpreh se gjithë lojtarët janë të gatshëm për nesër dhe në bazë të nevojave të lojës mund shikojnë për ndryshime që mund të bëhen

Fatjon Cuka  | 21.03.2019 - Përdıtësım : 22.03.2019
Güneş: Lojtarët janë të përgatitur për ndeshjen me Shqipërinë Foto: Olsi Shehu/AA

Shkodër

Trajneri i Kombëtares së Turqisë në Futboll, Şenol Güneş, në prag të ndeshjes me Shqipërinë në qytetin e Shkodrës tha se lojtarët janë gjithë të përgatitur për të arritur rezultat pozitiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Panucci: Kombëtarja e Shqipërisë është e konsoliduar

Gjatë konferencës me futbollistin Emre Belözoğlu, trajneri turk u shpreh se gjithë lojtarët janë të gatshëm për nesër dhe në bazë të nevojave të lojës mund shikojnë për ndryshime që mund të bëhen.

"Të gjithë ekipet në grup duan të fitojnë, është një grup i vështirë dhe e dinë të gjithë. Unë e njoh shumë mirë Shqipërinë, ashtu siç e njoh edhe kombëtaren dhe lojtarët e Shqipërisë. Edhe ato na njohin neve. Ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, është ekip i vështirë, por ne e kemi marrë parasysh që në çdo ndeshje që do të dalim do të dalim për të fituar. Uroj që ne të dalim me fitore", tha trajneri turk.

Trajneri Güneş u shpreh më tej se i ka ndjekur ndeshjet e fundit të Shqipërisë.

"E njoh shumë mirë edhe sulmin e Shqipërisë, edhe mesfushën, gjithashtu ka edhe mbrojtës me shumë eksperiencë. Por në një ndeshje të tillë e rëndësishme është të përgatis ekipin tim mirë dhe të marr rezultatin më të mirë nga kjo. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë dhe ne do të bëjmë më të mirën që të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje", tha Güneş.

Ai tha se në këto eliminatore kanë hyrë për të arritur sukses dhe për të dalë në finalet e Evropianit.

"Është një ndjenjë e veçantë të jesh trajner i ekipit kombëtar. Këto turne ndodhin një herë në katër vjet. Lojtarët besoj janë gjithë të përgatitur, kanë karakterin e duhur, vizionin e duhur dhe është bërë puna e duhur që nesër të dalim me rezultat pozitiv", tha ai.

Futbollisti Emre Belözoğlu tha se ndjenja që të përfaqësosh flamurin turk nuk mbaron kurrë.

“E kam shumë për nder të jem pjesë e kombëtares dhe do ta kem për nder gjithmonë. Të gjithë së bashku duam të shkojmë në finalet e Evropianit. Kemi një trajner shumë të mirë, i cili është shtysë për gjithë dhe kemi lojtarë me eksperiencë shumë të mirë. Ajo që kam në fokus unë dhe gjithë ekipi janë dy ndeshjet e radhës. Kemi një brez të ri që po vjen, dhe po tregojnë një performancë të lartë. Gjithë së bashkë me në krye trajnerin do ia arrijmë dhe do kemi suksese të mëtejshme”, tha Belözoğlu.

Ekipi kombëtar i Turqisë ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në Shkodër, në prag të ndeshjes së nesërme me Shqipërinë.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndeshja Shqipëri-Turqi do të zhvillohet më 22 mars në Stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.