Sport

Gjykata e Madridit pezullon dënimin me burg për mbrojtësin e Bayern Mynihut

Futbollisti francez, Hernandez do të paguajë gjobë prej 96 mijë euro

Muhammed Enes Çallı  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Gjykata e Madridit pezullon dënimin me burg për mbrojtësin e Bayern Mynihut

Ankara

Dënimi me burg prej 6 muajsh për mbrojtësin e Bayern Mynihut, Lucas Hernandez, u pezullua sot nga një gjykatë në Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata provinciale tha se dënimi i tij do të mbetet i pezulluar për 4 vitet e ardhshme dhe nuk do të përballet me burgim nëse nuk kryen një krim tjetër gjatë kësaj periudhe. Ai do të paguajë një gjobë prej 96 mijë euro (111 mijë dollarë).

Lojtari francez u arrestua në shkurt 2017 me akuzën e një sherri me partneren e tij Amelia Lorente. Të dy u dënuan me 31 ditë punë në dobi të përgjithshme dhe u vendos një masë ndalimi për 6 muaj, duke i penguar ata të afrohen 500 metra me njëri-tjetrin.

Por, çifti, i cili më vonë u martua, u kap së bashku në Spanjë dhe kështu Hernandez u dënua për shkelje të urdhrit të ndalimit në dhjetor 2019.

Pasi u transferua në Bayern Mynih nga Atletico Madrid në 2019, Hernandez ndihmoi klubin gjerman të ngrinte titullin e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në 2020.

Ai fitoi Kupën e Botës FIFA 2018 dhe Ligën e Kombeve të UEFA-s 2021 me Francën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın