Sport

Gjokoviq: Gabimet në aplikimin për vizë në Australi nuk ishin me qëllim

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, pranoi se ishte gabim të mos deklarohej se ai udhëtoi jashtë vendit përpara se të vinte në Australi, por theksoi se nuk kishte asnjë qëllim negativ dhe se kjo ishte "gabim njerëzor"

Recep Şakar  | 12.01.2022 - Përdıtësım : 13.01.2022
Gjokoviq: Gabimet në aplikimin për vizë në Australi nuk ishin me qëllim foto: Recep Şakar/AA

Melbourne

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, i cili po përgatitet për turneun e tenisit Australian Open, njoftoi se informacioni i gabuar në formularin e aplikimit për vizë australiane ishte shkaktuar si "gabim njerëzor", jo qëllimisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjokoviq ka reaguar nga llogaria e tij zyrtare në Instagram pas lajmit në mediat australiane se ka bërë deklarata të rreme në formularët e aplikimit për vizë që ka plotësuar për hyrje në vend.

Ai pranoi se ishte gabim të mos deklarohej se ai udhëtoi jashtë vendit përpara se të vinte në Australi në formularin e emigracionit që plotësoi për aplikimin për vizë, por theksoi se nuk kishte asnjë qëllim negativ dhe se kjo ishte "gabim njerëzor".

U zbulua se Gjokoviq, i pyetur në formularë nëse kishte udhëtuar në një vend tjetër 14 ditë para fluturimit të tij për në Australi, u përgjigj se nuk ka udhëtuar.

Megjithatë, çështja e Gjokoviq-it se kishte bërë një deklaratë të rreme ishte në qendër të vëmendjes pas postimeve në rrjetet sociale që tregonin se sportisti i famshëm ndodhej në një shtet tjetër.

Në deklaratën e tij, ai gjithashtu theksoi se "gabimi në formular është shkaktuar nga oficeri që ka ndjekur procesin e vizave në ekipin e tij duke nënvizuar kutinë e gabuar dhe përfaqësuesit e tij ligjor i kanë përcjellë qeverisë australiane më shumë informacion për këtë".

- Ministri i Emigracionit pritet të marrë vendimin e tij nesër

Një zëdhënës i ministrit të Emigracionit, Alex Hawke, konfirmoi se i ishin përcjellë ministrisë nga avokatët e atletit informacione shtesë në lidhje me pasaktësinë në formularin e aplikimit për vizë të Gjokoviq-it.

"Avokatët e Gjokoviq-it së fundmi kanë ofruar prezantime të gjata shtesë dhe dokumente mbështetëse që thuhet se kanë të bëjnë me revokimin e mundshëm të vizës," tha zëdhënësi.

Duke theksuar se shqyrtimi i dokumenteve do të marrë kohë, zëdhënësi tha, "Natyrisht, kjo do të ndikojë në kornizën kohore të vendimit".

Nga ana tjetër, sipas komenteve në mediat australiane pas deklaratës së zëdhënësit, ministri Hawke pritet të shpallë nesër vendimin e tij.

- Çfarë ka ndodhur?

Gjokoviq, i cili nuk njoftoi nëse ka vaksinë kundër COVID-19 ose jo, deklaroi se do të marrë pjesë në turneun e tenisit Australian Open që do të mbahet në Melbourne me një vendim përjashtimi mjekësor.

Pasi arriti në Melbourne, Gjokoviq, të cilit iu anulua viza e hyrjes, u dërgua në hotelin ku mbaheshin refugjatët.

Gjokoviq, i cili ka 9 tituj Grand Slam në Australian Open dhe 20 tituj Grand Slam në karrierën e tij, kundërshtoi anulimin e vizave dhe e çoi vendimin në gjykatën federale.

Në çështjen përpara Gjykatës Federale të Qarkut dhe Familjes Australiane, Gjokoviq-it iu dha të drejtë dhe u hoq vendimi i qeverisë australiane për anulimin e vizave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın