Sport

Gjokoviç përfshihet në shortin e Australian Open pavarësisht çështjes së pazgjidhur të vizës

Australia kërkon nga të gjithë lojtarët që të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19 për të marrë pjesë në turneun e parë të madh të tenisit të këtij viti

Selçuk Buğra Gökalp  | 13.01.2022 - Përdıtësım : 13.01.2022
Gjokoviç përfshihet në shortin e Australian Open pavarësisht çështjes së pazgjidhur të vizës foto: Recep Sakar/AA

Ankara

Tenisti Novak Gjokoviç është përfshirë në shortin zyrtar të turneut Australian Open, megjithëse është ende e pasigurt nëse qeveria do t'ia anulojë vizën për herë të dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tenisti numër një në botë tërheq Miomir Kecmanoviç , i cili renditet i 78-ti, për ndeshjen e tij të raundit të parë.

Më 4 janar, Gjokoviç tha se kishte marrë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por pas mbërritjes së tij Forcat Kufitare Australiane ia anuluan vizën.

Pasi u dërgua në një hotel të imigracionit në Melburn, gjykata federale urdhëroi lirimin e tij.

Australia kërkon nga të gjithë lojtarët që të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19 për të marrë pjesë në turneun e parë të madh të tenisit të këtij viti.

Gjokoviç ka refuzuar të tregojë nëse është i vaksinuar kundër koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.