Sport

Gjashtë aktakuza për tragjedinë në Hillsborough nga viti 1989

Tragjedia në stadiumin "Hillsborough" ndodhi më 15 prill 1989, në momentin kur më shumë se 2.000 tifozë të Liverpulit u shtypën në tribunën prapa golit

Ekip  | 28.06.2017 - Përdıtësım : 28.06.2017
Gjashtë aktakuza për tragjedinë në Hillsborough nga viti 1989

Londër

LONDËR (AA) – Prokuroria Mbretërore e Britanisë së Madhe ka vendosur të mërkurën që të ngritë gjashtë aktakuza, ndër të cilat njëra është për katër ish zyrtarë policie, për tragjedinë e cila ndodhi në stadiumin Hillsborough nga viti 1989, ku mbetën të vdekur 96 tifozë të Liverpoolit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendosa se ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza kundër gjashtë personave për vepra penale”, tha Sue Hemming nga Prokuroria Mbretërore.

David Duckenfield, ish zyrtar i policisë në Yorkshire të Jugut, i cili ishte komandant i sigurimit në ditën e tragjedisë, është akuzuar për "vrasje nga neglizhenca".

“Do të hetojmë nëse lëshimet e David Duckenfield, marrë parasysh përgjegjësinë e tij kanë kontribuuar në vdekjen e 96 personave”, thanë nga prokuroria.

Ish polici Norman Bettison akuzohet për sjellje të keqe në shërbimin publik lidhur me “tregimin e gënjeshtrave për pjesëmarrjen e tij në Hillsborough dhe fajin e tifozëve”.

Dy ish policët Donald Denton dhe Alan Foster, së bashku me Peter Metcalf që është përfaqësues ligjor i policisë në Jorkshirin Jugor, janë akuzuar për tentativën “të ndryshojnë rrjedhën e veprimit të Prokurorisë Publike", me përpjekjet për të fshehur fajin e policisë në tragjedinë e gjysmë finales së kupës FA.

I akuzuari i gjashtë është Graham Mackrell, ish Sekretar i klubit futbollistik Sheffield Wednesday, në stadiumin e të cilit u luajt ndeshja mes Liverpool dhe Nottingham Forest.

Ai është akuzuar për lëshime në siguri.

Tragjedia në stadiumin "Hillsborough" në Sheffield ndodhi më 15 prill 1989, në momentin kur më shumë se 2.000 tifozë të Liverpoolit u shtypën në tribunën prapa golit, në stadiumin me një kapacitet prej 54.000 spektatorë, që në ato momente kishte qenë i stërmbushur për ndeshjen kundër Nottingham Forest.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın