Gerrard: Fitorja e Real Madrid lajm i mirë për Liverpool
"Në bazë të asaj që pamë në dy ndeshjet, Liverpool mund t'i gëzohet fitores së Realit", ka thënë Gerrard

Liverpool
LIVERPOOL (AA) - Ish-lojtari i kombëtares angleze, Steven Gerarrd, konsideron se triumfi i Real Madridit në ndeshjen e gjysmëfinales kundër Bayernit të Mynihut është lajmë i mirë për klubin e tij të dikurshëm Liverpool, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtësit e titullit të Kampionit të Evropës mbrëmë në Santiago Bernabeu barazuan me Bayernin, dhe shkuan në gjysmëfinale falë fitores në Mynih me rezultatin 2:1. Nëse Liverpool sot në Romë mbron epërsinë prej 5:2 nga ndeshja e parë, në finale më 26 maj në stadiumin Olimpik në Kiev do të ndeshen me "Klubin mbretëror".
"Në bazë të asaj që pamë në dy ndeshjet, Liverpool mund t'i gëzohet fitores së Realit. Shikoni skuadrën nga Liverpooli dhe ku janë të fortë. Ata me të vërtetë mund të 'dëmtojnë' ekipin nga Madridi. Kjo është një e arritur e madhe, për të tretën herë me radhë Reali është në finale, por kjo ishte dëshpëruese. Ishin para kapitullimit. Ekipi i Bayernit me të drejtë mund të brengoset sepse në të dyja ndeshjet dominoni, krijuan shumë shanse dhe ishin më të mirë", ka thënë Gerrard për mediat britanike.
Ndeshja e kthimit të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve Roma-Liverpool do të luhet sonte në Olimpico në ora 20:45.