Sport

Gara e fundit e sezonit në Formula 1 do të mbahet në Abu Dhabi

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, tashmë ka siguruar fitoren e titullit të vitit 2023 pas garës të zhvilluar në Katar muajin e kaluar

Abdulkadir Karakaya  | 24.11.2023 - Përdıtësım : 26.11.2023
Gara e fundit e sezonit në Formula 1 do të mbahet në Abu Dhabi

Istanbul

Sezoni në kampionatin botëror të Formula 1 do të përfundojë me garën e 23-të që do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dhabi, raporton Anadolu.

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, tashmë ka siguruar fitoren e titullit të vitit 2023 pas garës të zhvilluar në Katar muajin e kaluar.

Raundi i 23-të, i cili do të zhvillohet në 58 xhiro në pistën e gjatë 5,3 kilometra Yas Marina, do të fillojë të dielën në orën 14:00.

Xhirot për renditjen do të mbahen nesër në orën 15:00.

Këtë sezon, pilotët nga Red Bull, Max Verstappen ka 18 fitore dhe Sergio Perez ka dy fitore, ndërsa nga Ferrari piloti Carlos Sainz ka një fitore. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:


- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 549 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 273

3. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 232

4. Carlos Sainz (Spanjë): 200

5. Fernando Alonso (Spanjë): 200


- Ekipet

1. Red Bull: 822

2. Mercedes: 392

3. Ferrari: 388

4. McLaren: 284

5. Aston Martin: 273

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın