Sport

Futbollistët spanjollë u vaksinuan kundër COVID-19 para EURO 2020

Më 14 qershor, Spanja do të përballet me Suedinë në ndeshjen e Grupit E

Emre Aşıkçı  | 11.06.2021 - Përdıtësım : 11.06.2021
Futbollistët spanjollë u vaksinuan kundër COVID-19 para EURO 2020 Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) njoftoi se futbollistët e skuadrës së Spanjës që do të marrin pjesë në EURO 2020 u vaksinuan kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tre ditë para ndeshjes së tyre të parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Lojtarët e thirrur për Kampionatin Evropian kanë marrë ose kanë përfunduar vaksinimin e tyre kundër COVID-19 të premten", tha RFEF në një deklaratë.

Vaksinat iu administruan lojtarëve, menaxherëve dhe punonjësve nga Forcat e Armatosura Spanjolle në kompleksin sportiv "Las Rozas" të RFEF-it në Madrid.

Më 14 qershor, Spanja do të përballet me Suedinë në ndeshjen e Grupit E.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın