Sport

Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll për Besiktasin

Asllani mbante një shall të Besiktasit të cilin e vendosi rreth qafës dhe pozoi për një foto me simbolin e klubit "Shqiponjën"

Emre Doğan, Mehmet Özcan  | 30.01.2026 - Përdıtësım : 30.01.2026
Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll për Besiktasin Foto: Bünyamin Çelik / AA

Stamboll

Futbollisti i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, i cili është në negociata transferimi me klubin e Besiktasit ka mbërritur në Stamboll, transmeton Anadolu.

Mesfushori 23-vjeçar, i cili mbërriti në Aeroportin e Stambollit me një fluturim nga qyteti Milano i Italisë, u prit nga zyrtarët e klubit.

Asllani mbante një shall të Besiktasit të cilin e vendosi rreth qafës dhe pozoi për një foto me simbolin e klubit "Shqiponjën".

Pas negociatave përfundimtare dhe kontrolleve mjekësore, Besiktas pritet të nënshkruajë Kristjan Asllanin me një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Lojtari shqiptar, i cili filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2021 tek Empoli ku ai kaloi nëpër radhët e të rinjve, ka luajtur gjithashtu për Interin dhe Torinon.

Asllani ka luajtur 16 ndeshje për Torinon këtë sezon ndërsa ishte i huazuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.