Futbollisti nga Mali nisi karrierën në Turqi pa përvojë profesionale, pas suksesit kalon në Feyenoord
Gaoussou Diarra shënoi 16 gola në 37 ndeshje zyrtare me ekipin e Istanbulsporit sezonin e kaluar

Stamboll
Skuadra holandeze Feyenoord njoftoi se ka transferuar futbollistin malian Gaoussou Diarra, i cili luante për skuadrën e Ligës së Dytë të Turqisë (Trendyol 1. Lig), Istanbulspor, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga përfaqësuesi holandez, u tha se është arritur marrëveshje me Istanbulspor për transferimin e futbollistit 22-vjeçar.
Diarra, i cili nuk pati përvojë profesionale në futboll, erdhi në Stamboll nga Mali për arsimimin e tij universitar.
Përderisa studionte në Stamboll, Diarra nënshkroi kontratë profesionale me Tuzlasporin në fillim të vitit 2024.
Pasi nuk arriti të sigurojë hapësirë për të luajtur në ekip, Diarra u largua nga klubi për shkak të rregullit për lojtarët e huaj dhe u bashkua në stërvitjen provuese të ekipit Istanbulspor.
Këtu, Diarra tërhoqi vëmendjen e trajnerit Osman Zeki Korkmaz dhe nënshkroi kontratë zyrtare me Istanbulspor.
Diarra shënoi 16 gola në 37 ndeshje zyrtare me ekipin "verdhë e zi" sezonin e kaluar.