Sport

Futbollisti kosovar, Veton Tusha, nënshkruan kontratë me Denizlispor

18-vjeçari kosovar ka nënshkruar kontratë profesionale 3,5-vjeçare

Mustafa Değirmencioğlu  | 15.01.2021 - Përdıtësım : 15.01.2021
Futbollisti kosovar, Veton Tusha, nënshkruan kontratë me Denizlispor Foto: Yukatel Denizlispor

Denizli

Klubi i Superligës Turke, Yukatel Denizlispor, ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin e tyre të akademisë, kosovarin Veton Tusha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga klubi gjelbër-zi, thuhet se 18-vjeçari kosovar ka nënshkruar kontratë profesionale 3,5-vjeçare.

Tusha në fillim të sezonit u transferua në akademinë e Denizlispor, ndërsa më pas filloi stërvitjet me ekipin A.

Sulmuesi kosovar do të veshë fanellën me numër 25.

"Vazhdojmë të investojmë në të ardhmen e klubit. Në fillim të sezonit kemi arritur kontrata profesionale me shumë futbollistët tanë dhe të gjithë vazhdojnë stërvitjet me ekipin A. Do të vazhdojmë të zbulojmë lojtarë të rinj dhe t'i sjellim ata në ekipin tonë", tha Tolga Erdey, nënkryetari i klubit përgjegjës nga akademia.

Veton Tusha më parë ishte pjesë e klubit Vardar nga Maqedonia e Veriut, ndërsa për kombëtare e Kosovës U-19 ka luajtur në 3 ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.