Sport

Futbollisti i Celta Vigos, Santi Mina dënohet me 4 vite burg për abuzim seksual

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Provinciale e Almerias, klubi spanjoll njoftoi se ka vendosur të hapë proces disiplinor ndaj lojtarit

Selçuk Buğra Gökalp  | 05.05.2022 - Përdıtësım : 06.05.2022
Futbollisti i Celta Vigos, Santi Mina dënohet me 4 vite burg për abuzim seksual

Ankara

Sulmuesi i klubit spanjoll të La Ligës, Celta Vigo, Santi Mina, u dënua me 4 vjet burg të mërkurën nga Gjykata Provinciale e Almerias për shkak të abuzimit seksual me një grua, transmeton Anadolu Agency (AA).

Celta Vigo njoftoi se vendosi të hapte proces disiplinor për Mina-n pas vendimit. Futbollisti 26-vjeçar mësohet se ka apeluar dënimin.

Klubi tha se ata vendosën të largojnë përkohësisht lojtarin nga stërvitja e ekipit të parë "si një masë paraprake" deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Deklarata shtoi se Celta Vigo respekton të drejtën e lojtarit për mbrojtje, por është e detyruar të marrë masa kundër atyre ngjarjeve që në mënyrë famëkeqe minojnë imazhin e klubit dhe sulmojnë drejtpërdrejt vlerat e tij.

Mina iu bashkua Celta Vigos nga Valencia në vitin 2019 si transferim i lirë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.