Sport

Futbollisti argjentinas Agüero rezulton pozitiv në COVID-19

"Pas kontaktit të afërt me një person me COVID-19, një kohë isha në procesin e izolimit. Testi im i fundit për COVID-19 doli pozitiv. Po shfaq disa simptoma. Mundohem të shërohem duke i zbatuar sugjerimet e mjekëve", tha Agüero

Mutlu Demirtaştan   | 21.01.2021
Futbollisti argjentinas Agüero rezulton pozitiv në COVID-19

Stamboll

Testi i golashënuesit argjentinas nga radhët e skuadrës angleze Manchester City, Sergio Agüero, ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pas kontaktit të afërt me një person me COVID-19, një kohë isha në procesin e izolimit. Testi im i fundit për COVID-19 doli pozitiv. Po shfaq disa simptoma. Mundohem të shërohem duke i zbatuar sugjerimet e mjekëve", shkroi ai në Twitter.

Agüero, i cili nuk ka arritur të luajë rregullisht për Manchester City-n këtë sezonë, është paraqitur në vetëm 9 ndeshje dhe ka shëuar 2 gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın