Sport

Futboll: Maqedonia e Veriut mposht 5-0 Lihtenshtajnin në kuadër të kualifikimeve për Botërorin

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, Eljif Elmas zhbllokoi sfidën herët me një aksion individual, ndërsa pjesa e dytë u kthye në spektakël për vendasit.

Shpetim Hiseni  | 07.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Futboll: Maqedonia e Veriut mposht 5-0 Lihtenshtajnin në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Maqedonia e Veriut u ngjit në krye të Grupit J në kualifikimet për Kupën e Botës pas një fitoreje bindëse 5-0 ndaj Lihtenshtajnit në shtëpi të dielën, raporton Anadolu.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, Eljif Elmas zhbllokoi sfidën herët me një aksion individual, ndërsa pjesa e dytë u kthye në spektakël për vendasit.

Enis Bardhi dyfishoi rezultatin me një vole të saktë, pasuar nga goli i Darko Çurlinovit, si dhe të Lirim Qamilit dhe Luka Stankovskit në minutat e fundit.

Kjo ishte fitorja e dytë në shtëpi për Maqedoninë e Veriut në shtatë ndeshjet e fundit kualifikuese, por që e forcon pozitën e saj si pretendent serioz në Grupin J, ku gjenden edhe Uellsi, Belgjika dhe Kazakistani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.