Sport

Futboll, kombëtarja turke e femrave fiton ndeshen ndaj kombëtares shqiptare

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Elbasan Arena" ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të ekipit turk

Saimir Alija  | 12.07.2021 - Përdıtësım : 13.07.2021
Futboll, kombëtarja turke e femrave fiton ndeshen ndaj kombëtares shqiptare Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Ekipi kombëtar i Turqisë për femra në futboll ka fituar ndeshjen miqësore ndaj ekipit të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Elbasan Arena" ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të ekipit turk.

Ekipi kuqezi e nisi mirë ndeshjen dhe në minutën e katërt shënoi golin e avantazhit me Arbenita Currajn.

Por skuadra turke barazoi rezultatin në minutën e 38-të me anë të Ebru Topçu dhe në këtë mënyrë pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta 1-1.

Ndërkaq, Turqia arriti të fitojë një penallti në minutën e 68-të, që u ekzekutua po nga Ebru Topçu që firmosi përmbysjen dhe fiksoi rezultatin në 1-2

Ndeshja e radhës miqësore mes dy kombëtareve të femrave është më 15 korrik në Tiranë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın