Sport

Futboll, ekipi turk për femra ABB FOMGET fiton ndeshjen ndaj ekipit izraelit Kiryat Gat

Ndeshja mes ekipit turk dhe izraelit u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë dhe përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të ekipit turk

Fatjon Cuka  | 02.08.2025 - Përdıtësım : 03.08.2025
Futboll, ekipi turk për femra ABB FOMGET fiton ndeshjen ndaj ekipit izraelit Kiryat Gat Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Ndeshja mes ekipit të futbollit për femra të Bashkisë Metropolitane të Ankarasë ABB FOMGET dhe ekipit izraelit Kiryat Gat ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të ekipit turk, raporton Anadolu.

Ndeshja mes ekipit turk dhe atij izraelit u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë.

Golat për ekipin turk u shënuan nga Armisa Kuq në minutën e 29-të dhe 37-të dhe nga Olha Ovdiychuk në minutën e 59-të.

Për ekipin nga Izraeli goli u shënua nga Noa Selimhodziq në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın