Turqia, Sport

Frank van den Broek fiton edicionin e 59-të Turit Presidencial të Çiklizmit të Türkiyes

Turi i Türkiyes, i vetmi turne ndërkontinental me biçikleta në botë, priti katër ekipe të turneve botërore, shtatë profesioniste, 12 kontinentale dhe një ekip kombëtar

Emre Aşıkçı  | 28.04.2024 - Përdıtësım : 30.04.2024
Frank van den Broek fiton edicionin e 59-të Turit Presidencial të Çiklizmit të Türkiyes

Istanbul

Holandezi Frank van den Broek i ekipit Dsm-Firmenich PostNL fitoi Turit të 59-të Presidencial të Çiklizmit të Türkiyes, raporton Anadolu.

Çiklisti holandez u bë fituesi i përgjithshëm i Turit të Türkiyes me një kohë prej 25 orë, 53 minuta dhe nëntë sekonda.

“Për shkak të gjendjes së rrëshqitshme të rrugëve (për shkak të shiut në Istanbul), është vendosur që faza 8 të neutralizohet”, thanë organizatorët në një deklaratë.

“Pelotoni do të kalojë rrugën e planifikuar, por vetëm një xhiro në vend të 5 dhe do të vazhdojë për në Sultanahmet me mbajtëset dalluese të fanellave në pjesën e përparme të pelotonit”, thuhet më tej.

23-vjeçari Broek u bë fituesi i parë holandez i Turit Presidencial të Çiklizmit në Türkiye.

Merhawi Kudus i ekipit Terengganu doli i dyti, ndërsa Paul Double i ekipit Polti Kometa ishte i treti.

Turi i Türkiyes, i vetmi turne ndërkontinental me biçikleta në botë, priti katër ekipe të turneve botërore, shtatë profesioniste, 12 kontinentale dhe një ekip kombëtar.

Federata Turke e Çiklizmit ka organizuar turneun, i njohur më parë si Turi i Marmarasë, që nga viti 1963. Ai fitoi statusin ndërkombëtar në 1965 dhe u vu nën autoritetin presidencial në vitin 1966.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın