Bota, Sport

Francë, 2 të vdekur dhe 559 të arrestuar në incidentet pas fitores së PSG-së në Ligën e Kampionëve

PSG-ja fitoi ndeshjen finale kundër skuadrës italiane Inter me rezultatin 5-0 dhe u shpall kampione e turneut më të madh të klubueve evropiane.

Şeyma Yiğit  | 01.06.2025 - Përdıtësım : 02.06.2025
Francë, 2 të vdekur dhe 559 të arrestuar në incidentet pas fitores së PSG-së në Ligën e Kampionëve

Ankara

Në incidentet që shpërthyen në Francë pasi skuadra franceze Paris Saint-Germain (PSG) u bë kampione e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, një i ri 17-vjeçar që u godit me thikë dhe një grua 20-vjeçare që u godit nga një automjet kanë humbur jetën, ndërsa 559 persona u arrestuan, transmeton Anadolu.

PSG-ja fitoi ndeshjen finale kundër skuadrës italiane Inter me rezultatin 5-0 dhe u shpall kampione e turneut më të madh të klubueve evropiane.

Pas fitores së PSG-së, kulla “Eiffel”, simboli i kryeqytetit Paris, u ndriçua me ngjyrat e ekipit.

Në rrugët e Parisit, rreth stadiumit “Parc des Princes” dhe rreth kryeqytetit, tifozët e PSG-së festuan fitoren e ekipit të tyre me entuziazëm dhe fishekzjarre.

Policia përdori sprej lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën e tifozëve rreth stadiumit “Parc des Princes” dhe në bulevardin “Champs-Élysées”.

Nga ana tjetër, disa barrikada rreth stadiumit dhe të paktën një automjet u vunë në zjarr, ndërsa zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje iu përgjigjën zjarrit.

Tifozët që donin të shkonin në “Champs-Élysées” për të festuar fitoren e PSG-së shkaktuan rrëmujë në stacionin e trenit.

Ministria e Brendshme njoftoi se 559 persona u ndaluan në incidentet që pasuan fitoren e PSG-së, shumica e tyre në kryeqytetin Paris. 254 prej të arrestuarve janë ndaluar në paraburgim.

Sipas nga burime policore, 7 zjarrfikës, 22 policë dhe gati 200 civilë janë plagosur gjithashtu në incidentet gjatë festimeve, raportojnë mediat lokale.

Ndërkohë, një i ri 17-vjeçar që u godit me thikë gjatë festimeve në Dax, në provincën Landes, ka humbur jetën. Një hetim është nisur për incidentin dhe policia po vazhdon përpjekjet e saj për të kapur vrasësin.

Po ashtu, një grua që po udhëtonte me skuter është goditur nga një automjet gjatë festimeve në lagjen e 15-të të Parisit. Gruaja 20-vjeçare ka humbur jetën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın