Formula 1, piloti australian Ricciardo, pjesë e McLaren nga viti 2021
"Ky është një lajm shumë i mirë për ekipin, partnerët dhe natyrisht për tifozët tanë", tha Zak Brown, drejtori ekzekutiv i Mc Laren, në një deklaratë me shkrim

Stamboll
Piloti australian i Formula 1, Daniel Ricciardo, vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e klubit McLaren, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ky është një lajm shumë i mirë për ekipin, partnerët dhe natyrisht për tifozët tanë", tha Zak Brown, drejtori ekzekutiv i Mc Laren, në një deklaratë me shkrim.
Piloti 30-vjeçar, sezonin e ardhshëm do të jetë në të njëjtin ekip me britanikun 20-vjeçar, Lando Norris.
Me këtë, do të ndahen rrugët e McLaren me pilotin spanjoll Carlos Sainz.
Pretendohet se Sainz do të jetë pjesë e Ferrarit.
Sezoni në Formula 1 ende s'ka filluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.