Formula 1, holandezi Max Verstappen niset i pari në SHBA
Holandezi Max Verstappen arriti kohen e nisjes 1:32:209, kurse pas tij janë britaniku Lewis Hamilton dhe piloti meksikan Sergio Perez
Washington
Piloti holandez i Formula 1, i cili garon me ekipin Red Bull, Max Verstappen, zuri pozitën e parë të nisjes për garën e 17-të të sotme të sezonit, e cila do të mbahet në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pistën Amerika në Austin, kryeqytetin e Teksasit, u mbajt gara për "pole position". Në pistën e gjatë 5.500 metra Verstappen kishte kohën më të mirë.
Holandezi Max Verstappen arriti kohën 1:32:209, me çka fitoi "pole position" , kurse pas tij është britaniku Lewis Hamilton nga ekipi Mercedes i cili mbeti pas Verstappen për 0,209 sekonda.
Pozita e tretë e nisjes i takoi pilotit meksikan Sergio Perez nga ekipi i Red Bull Honda, i cili mbeti pas vendit të parë për 0,224 sekonda.
Gara në pistën Amerika mbahet sonte në ora 21:00.