Sport

Fillon etapa e tretë e Turit të 60-të Presidencial i Çiklizmit të Türkiyes

Atletët do të pedalojnë 175,9 kilometra në fazën e tretë më të gjatë të TUR 2025 dhe kjo etapë do të përfundojë në Marmaris

Erkan Tiryaki  | 29.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
Fillon etapa e tretë e Turit të 60-të Presidencial i Çiklizmit të Türkiyes

Muğla

Etapa e tretë e Turit të 60-të Presidencial i Çiklizmit të Türkiyes (TUR 2025) ka filluar midis rretheve Fethiye dhe Marmaris të provincës Muğla, raporton Anadolu.

Nisja për etapën e tretë të Turit Presidencial të Çiklizmit të Türkiyes, gara e vetme çikliste e Türkiyes në kategorinë "ProSeries" të kalendarit të Tureve Evropiane në kuadër të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), u bë në rrethin Fethiye të Muğlas.

Shenja për fillimin e etapës u dha nga zëvendësguvernatori i Muğlas Murat Kahraman, guvernatori i rrethit Fethiye İsmail Hakkı Ertaṣ, drejtori provincial i Rinisë dhe Sportit Kazım Açıkbaş.

Në këtë etapë, fanellën ngjyrë bruz e veshi atleti holandez Tibor Del Grosso i ekipit Alpecin-Deceuninck, fanellën e kuqe e veshi gjermani Vinzent Dorn i ekipit Bike AID, fanellën e gjelbër spanjolli Jon Aberasturi Izaga nga ekipi Euskaltel-Euskadi ndërsa fanellën e bardhë jugoafrikani Willem Jakobus Smit nga China Glory.

Atletët do të pedalojnë 175,9 kilometra në fazën e tretë më të gjatë të TUR 2025 dhe kjo etapë do të përfundojë në Marmaris.

Turi i 60-të Presidencial i Çiklizmit të Türkiyes do të përfundojë më 4 maj të dielën në Izmir, qytet turk në bregun e Egjeut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.