
Izmir
Etapa e gjashtë e Turit të 60-të Presidencial të Çiklizmit në Türkiye (TUR 2025) ka filluar, midis rajoneve Selçuk (İsabey) dhe Selçuk (Nëna Mari), raporton Anadolu.
Starti i etapës së gjashtë të Turit Presidencial të Türkiyes, që është gara e vetme çiklizmit të Türkiyes në kategorinë "ProSeries" të kalendarit të Tureve Evropiane të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), filloi në rajonin Selçuk të qytetit Izmir me pjesëmarrjen e 144 sportistëve nga 23 ekipe.
Nisja e garës u bë nga guvernatori i qarkut Selçuk, Oğuz Alp Çağlar dhe presidenti i Federatës Turke të Çiklizmit, Emin Müftüoğlu.
Etapa e pestë e turit midis qyteteve Marmaris dhe Aydın u anulua menjëherë pas fillimit të saj, për shkak të kushteve të këqija të motit.
Në TUR 2025, i cili filloi përsëri me fazën e gjashtë, fanellën ngjyrë bruz e veshi sportisti holandez Wout Poels nga Alpecin-Deceuninck, fanellën e kuqe e veshi Ahmet Örken nga Spor Toto, fanellën e bardhë e veshi sportisti jugoafrikani Willem Jakobus Smit nga ekipi China Glory dhe fanellën e gjelbër e veshi sportisti italian Giovanni Lonardi nga ekipi Polti Visitmalta.
Në etapën e gjashtë të TUR 2025 sportistët do të pedalojnë 156 kilometra ndërsa etapën do ta përfundojnë në shtëpinë e virgjëreshës Mari në Selçuk.
Turi Presidencial i Çiklizmit në Türkiye do të përfundojë të dielën, më 4 maj në Izmir.