Filloi etapa e tretë e edicionit të 56-të të Turneut Presidencial të Çiklizmit "Tour of Turkey"
Dita e tretë në turne filloi pranë xhamisë historike Eşrefoğlu në rrethin Beyşehir të qytetit Konya, ndërsa do të përfundojë në Alanya të Antalya-s
Konya
Ka filluar etapa e tretë e edicionit të 56-të të Turneut Presidencial të Çiklizmit "Tour of Turkey", e gjatë 212,6 kilometra mes Beyşehir-Alanya, raporton Anadolu Agency (AA).
Dita e tretë në turne filloi pranë xhamisë historike Eşrefoğlu në rrethin Beyşehir të qytetit Konya, ndërsa do të përfundojë në Alanya të Antalya-s.
Në startin e etapës ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë dhe lokalë.
Etapa që filoi në Beyşehir dhe do të përfundojë në Alanya është 212,6 kilometra e gjatë.
Në etapën e tretë të edicionit të 56-të të Turneut Presidencial të Çiklizmit "Tour of Turkey" morën pjesë 176 çiklistë nga 25 ekipe.
Etapa e parë e turneut në Kapadokya ishte anuluar pas reshjeve të borës, në vend të së cilës u organizua një etapë e vogël në Konya. Këtë etapë e fitoi holandezi Arvid de Kleijn nga ekipi amerikan Rally.
Dita e dytë e turneut gjithashtu u organizua në qytetin Konya, të cilën e fitoi britaniku Mark Cavendish nga ekipi belg Deceuninck-Quick-Step.
Turneu i cili filli më 11 prill do të përfundojë më 18 prill me etapën e 8-të mes Bodrum-Kuşadası.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.